Avokati Koci tregon çka po ndodhë me shqiptarët gjatë pushimit në Ulqin

Lajme

Avokati Koci tregon çka po ndodhë me shqiptarët gjatë pushimit në Ulqin

Nga: N.Sh Më: 7 gusht 2019 Në ora: 11:06
Plazhi i Ulqinit

Avokati Arianit Koci po qëndron në Ulqin, ku edhe ka treguar se çka po ndodhë me pushuesit shqiptarë të cilët janë në plazhin e Ulqinit.

Koci, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se edhe pse gjenden në pushime, shqiptarët torturojnë krejt familjen dhe rrethim me agresivitet dhe me sjellje të pahijshme.

Sipas tij, atje po ka biseda tensionuese, britma, sharje e kërcënime edhe në rreth familjar.

Ai shton se, nervoza dhe sjelljet e pahijshme nganjëherë pasohen edhe me të qeshura.

Ja postimi i plotë:

Agresivitet dhe dhunë gjithkund rreth nesh.

Bisede e tensionume, me britma, sharje, kërcënime po ka madje edhe në rreth familjar, në pllazhë të Ulqinit.

Ndonjëherë nervoza dhe sjelljet e pahijshme, pasohen me të qeshura.

Aty per aty.

Shizofreni.

Paramendoni, ka ardhë në pushim dhe i torturon krejt familjen e rrethin, me agresivitet dhe sjellje të pahijshme.

Nuk e vëren vetën. Madje, edhe rrethit të tij, kjo sjellje i duket në suaza të normales.

Natyrisht, agresiviteti dhe sjellja e pahijshme është bërë normë shoqërore.

Madje edhe në media, artikujt më të lexuar janë ato që pasqyrojnë dhunë dhe dallavere.

Asnjë vlerë e botës së civilizuar, nuk po kultivohet në shoqërinë tonë. Madje, as që po e vërejmë këtë.

Çka po ndodh kështu me neve?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat