Bërnabiq: Në Kosovë nuk dihet ‘kush pi e kush paguan’

Lajme

Bërnabiq: Në Kosovë nuk dihet ‘kush pi e kush paguan’

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:17
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se vendimi për hyrje në Kosovë të qytetarëve serbë me pasaportë është indikatori më i mirë që në Kosovë nuk dihet ‘kush pi e kush paguan’.

“Më duket mua se gjithçka që bëhet në të ashtuquajturin shtetin e Kosovës është indikatori më i mirë se bëhet fjalë për një kuazi shtet”, ka deklaruar Bërnabiq, shkruan Tanjug.

“Aty nuk dihet se kush pi e kush paguan”, ka theksuar ajo para gazetarëve në Novi Sad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat