E akuzuan për ndërhyrje në politikën e brendshme amerikane, Daçiq: Pse nuk reagoni edhe për shqiptarët?

Lajme

E akuzuan për ndërhyrje në politikën e brendshme amerikane, Daçiq: Pse nuk reagoni edhe për shqiptarët?

Nga: F.B Më: 8 gusht 2019 Në ora: 09:05
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka hedhur poshtë kritikën që i është bërë dje nga Majk Karpenter këshilltar i nënkryetarit amerikan Xhoe Bajden se ministri serb planifikon përzierje në punët e brendshme të Amerikës, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"E kur izraelitët votojnë për Tramp, kjo nuk është përzierje, apo kur shqiptarët votojnë për Klintonët apo Engel. Nuk flas unë për Serbinë si shtet por për qytetarët amerikanë me prejardhje tonë. Në Amerikë ashtu funksionojnë gjërat. Në njësinë zgjedhore angleze shqiptarët gjithmonë sjellin fitore ", ka thënë Daçiq.

Diaspora serbe duhet të organizohet “ashtu që askush të mos ju bëjë pak të vlefshme votën siç bëjnë tash demokratët ", tha ai.

Karpenter, që është kandidat për nominim i Partisë Demokratike ka vlerësuar se paralajmërimi i ministrit të jashtëm serb Daçiq që të organizoj diasporën serbe në ShBA në mënyrë që në zgjedhje të mbështesin Tramp është shenjë se dëshiron të përzihet në politikën e brendshme amerikane.

"Ministri serb planifikon që të përzihet në politikën e brendshme amerikane dhe të mbështes Trampin në vitin 2020” ka thënë ai në Tviter duke shpërndarë deklaratën e Daçiq.

Karpenter ka shtuar po ashtu se personalisht mendon se Daçiq bënë gabim të madh, ndërsa kur është fjala për mbështetjen amerikane të rrugës evropiane të Serbisë, ai thotë se kjo duhet të jetë rezultat i marrëveshjes së dy partive më të mëdha në ShBA.

Daçiq të martën në “Telegraf” ka thënë se do të organizoj serbët që jetojnë në ShBA që në zgjedhjet presidenciale në atë vend të mbështesin Trampin.

"Nëse e bëjmë këtë mençur, nëse bashkojmë ato vota, që nuk janë pak, do të krijojmë një pozitë më të mirë në administratën e re ", ka thënë ai duke shtuar se në Amerikë jetojnë rreth 650.000 serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat