Frid: Lidhja me Rusinë nuk do të ishte ndihmesë për Serbinë dhe popullin serb

Lajme

Frid: Lidhja me Rusinë nuk do të ishte ndihmesë për Serbinë dhe popullin serb

Nga: F.B Më: 8 gusht 2019 Në ora: 09:46
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

"Nuk di si ideja që Serbia të bëhet varëse e Rusisë, apo të jetë nën kontrollin rus apo pjesë e sistemit të Putinit do të të ishte ndihmesë për Serbinë dhe popullin serb " ka thënë eksperti për çështje ruse në organizatën joqeveritare “Këshilli i Atlantikut” Daniel Frid, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Nuk flas për atë që Serbia të bëhet aleat i ShBA-ve, ndoshta kujtimet për luftën në Kosovë janë ende të freskëta. Nëse Serbia nuk do të blej pajisje ushtarake amerikane, pse nuk blen në Francë sepse me te ka raporte të mira? Poenta kryesore është që Serbia të realizoj perspektivën e ardhshme evropiane dhe jo perspektivën e ardhmërisë së një miku të Moskës, që kanë synim që mos të jenë të suksesshëm ", ka thënë Frid për “Zërin e Amerikës”.

Ish ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euro-Azi ka thënë se pajisjet ushtarake ruse sado që janë të vjetruara mund të prishin baraspeshën në regjionin jo-stabil.

"Në kuadër të Ish-Jugosllavisë, Kosova, Republika Srpska, BiH, nuk janë hapësira stabile. Problem nuk janë pajisjet ushtarake që duhet thanë se janë të vjetruara. Ato janë ‘shkart” rus dhe Serbia nuk po merr diçka më të mirën. Problemi është sugjerimi se Serbia edhe më tutje është e interesuar të bëhet një lloj ure mes perëndimit dhe Rusisë apo një lloj vendi neutral dhe unë nuk shoh se ajo është në interes të dikujt ", mendon Frid.

Frid thekson se Rusia vazhdon të nxis ndjenja kundër perëndimore në Serbi, ndërsa rezultat i kësaj është janë qartë të dukshme.

"Aleatët rus zakonisht përfundojnë në varfëri, korrupsioni është në shkallë të lartë, ka sundim të dobët të ligjit dhe integrim të vogël në bashkësinë botërore nga vendi që synon afrimin në BE”, thotë Frid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat