Në Gjykatën e Lartë ende nuk ka arritur vendimi i Gjykatës Penale për Tomor Morinën

Lajme

Në Gjykatën e Lartë ende nuk ka arritur vendimi i Gjykatës Penale për Tomor Morinën

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Vendimi i Gjykatës Penale në të cilën refuzohet ekstradimi i ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Serbi, ende nuk ka arritur në Gjykatën e Larta.

Nga Gjykata e Lartë, për AIM, thonë se pas arritjes të arrijë tek atom vendimi do të dërgohet për mendim në Prokurorinë Publike. Sipas procedurës ligjore, pasi të merret mendimi i Prokurorisë e kthen lëndën në Gjykatën e Lartë ku do të vendoset nga këshilli i pesë gjykatësve në afat të caktuar nga Gjykata Penale.

Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Shkup dje mori vendim se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi.

“Duke vepruar me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë të RMV-së, dhe pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit në kërkesë, si dhe duke vlerësuar praktikën e deritashme gjyqësore dhe të drejtën ndërkombëtare, u morr vendimi se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e personit në në Republikën e Serbisë së kërkues për ekstradim”, njoftojnë nga gjykata.

Paraburgimi për ish ushtarin e UÇK-së do të vazhdojë të vlejë deri në vendim përfundimtar të Gjykatës së Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat