Milivojeviç: Inflacioni porosi, perëndimi bënë presion të pranohet Kosova

Lajme

Milivojeviç: Inflacioni porosi, perëndimi bënë presion të pranohet Kosova

Nga: F.B Më: 9 gusht 2019 Në ora: 09:06
Zoran Milivojeviç

Diplomati Zoran Milivojeviç ka vlerësuar se “perëndimi në kohët e fundit po bënë presion për shkak të interesave të tyre të njihet pavarësia e Kosovës. Ditëve të fundit Serbia përballet me “inflacion” që është porosi nga Uashingtoni në lidhje me Kosovën që tërësia e saj është zgjidhja e shpejtë e çështjes sipas interesave të perëndimit tha ai, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Do të thotë ‘të biem në gjunjë’ dhe të pranojmë qëndrimin se Kosova është e pavarur, kjo është thelbi” ka thënë Milivojeviç

Lidhur me njoftimet se Bolton mund të vizitoj Ballkanin ai ka thënë se ai nuk do të vij nëse nuk ka gjasa për dialog dhe zgjidhje sepse përndryshe ai do vinte në fushatën parazgjedhore dhe administrata e Tramp nuk rrezikon mossukses para zgjedhjeve.

"E gjithë kjo është përpjekje që të imponohet kjo temë dhe të bëhet presion i caktuar” mendon Milivojeviç duke shtuar se kjo është indikative se në këto porosi përmendet raporti mes Rusisë dhe Serbisë dhe kritika për qëndrimin lidhur me politikën e pavarur dhe neutralitetin ushtarak.

Në pyetjen lidhur me presionin që Serbia mund të pres për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së Kosovës, ai u shpreh një nga presionet mund të jetë pranimi i dialogut nga Serbia dhe heqja dorë e kushtit për heqjen e taksës dhe nënkuptimi se si zgjidhje përfundimtare është pavarësia e Kosovës.

"Këto janë dy lloje të presioneve që mund të shkojnë drejt Serbisë, në këtë kuptim ka kërcënime se nuk ka hyrje në BE, gjë që nuk është as në rend dite dhe presionet lidhur me raportet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën” thotë Milivojeviç.

Në lidhje me përcaktimin e qershorit si afat të përfundimit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, tha se kjo i konvenon administratës së Tramp pasi në nëntor pasojnë zgjedhjet në ShBA dhe mund të jenë pikë pozitive nëse ndodhë ashtu.

Sipas tij me politikën që udhëheq Serbia ka dhënë rezultate se çështja e Kosovës nuk është e përfunduar dhe kjo shihet edhe tek evropianët edhe tek administrata amerikane.

"Sipas kësaj nuk ka arsye të mos vazhdohet kjo politikë dhe demaskimin e ‘elitës’ politike me të cilën punon Prishtina” tha ai.

Si rezultat i kësaj politike ai përmend dëgjimin në Kongresin amerikan që do bëhet në vjeshtë, ku do prezantohen fakte për krime ndaj serbëve dhe gjendja në Kosovë.

Milivojeviç mendon se nuk duhet ndal nga politika e pavarur, neutraliteti ushtarak dhe raportet me Kinën dhe Rusinë dhe “gjysmën e botës” që nuk pranon pavarësinë e Kosovës.

"Në fund nuk duhet ndaluar në kontestimin e shtetësisë së Kosovës, qysh në tetor në Interpol por edhe në përgjithësi", porositi Milivojeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat