E teprojnë prapë në Shqipëri, për një çadër një qytetar nga Kosova paguan 20 euro

Lajme

E teprojnë prapë në Shqipëri, për një çadër një qytetar nga Kosova paguan 20 euro

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 09:52
Ilustrim

Pushimet në bregdetin shqiptar, sa janë të dashura për turistët kosovarë, po fillojnë të bëhen edhe të papërballueshme.

Kosto totale e pushimeve është shumë më e lartë krahasuar me vendet tjera që ofrohen përmes agjencive të ndryshme turistike me pakot “all inclusive”.

Zgjedhjet e reja e kanë gjetur të papërgatitur Partinë e Drejtësisë

Sipas një turisti të indinjuar, shërbimi nuk përkon me çmimet që janë vënë.

“Në jugun e Shqipërisë kosto për hotele fillon nga 80 euro nata, duke ofruar një mëngjes që len shumë hapësirë për përmirësim, në të cilën nuk përfshihet as kafeja! Vazhdon me plazhin, ku kosto për çadër me dy shtretër sillet rreth 20 euro e të mos flasim për restorantet të cilat nuk ofrojnë atë që shënohet në meny”, përfundon turisti.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat