Ish-zyrtari amerikan i Pentagonit: Ky mund të jetë shpërblimi për Serbinë nëse njeh Kosovën

Lajme

Ish-zyrtari amerikan i Pentagonit: Ky mund të jetë shpërblimi për Serbinë nëse njeh Kosovën

Nga: F.B Më: 9 gusht 2019 Në ora: 10:37
Majkl Karpenter

Majkl Karpenter ish-zartar amerikan i Pentagonit ka thënë se politikat e brendshme të Kosovës dhe Serbisë ende nuk janë të atilla që të mund të ketë sukses ideja e përcaktimit të kufijve dhe shkëmbimit të territorit.

Nëse kjo ide nuk ka sukses, nuk shoh plan B, ka thënë eksperti për çështje të Ballkanit Karpenter, duke shtuar se në fund çdo gjë do vëhet në marrëveshjen e fuqive të mëdha ndër të cilët janë ShBA dhe BE dhe liderëve në terren.

Postimi i plotë:

Mendoj se Serbia nëse do të tejkaloj këtë barrierë duhet të pranoj Kosovën sit ë pavarur, që do fitonte diçka konkrete dhe të vlefshme, që do ndihej nga qytetarët . por mendoj se diçka e këtillë ende nuk është në tavolinë.

Politikat e brendshme të Kosovës dhe Serbisë ende nuk janë të atilla që të mund të ketë sukses ideja e përcaktimit të kufijve dhe shkëmbimit të territorit

Thonë se anëtarësimi në BE është rrugë e gjatë dhe duhen përmbushje e kritereve, përmendet formimi i fondit prej 10-15 miliardë dollar për stabilizimin e rrjedhave në Kosovë dhe Serbi, ku do merrte pjesë ShBA dhe që nuk është larg mundësive të BE-së.

Në çështjen nëse administrata amerikane është më e interesuar se administratat tjera për zgjidhje të kësaj çështje, ish këshilltari i Xhoe Bajden ka thënë se nuk mendon se janë bërë përpjekje të mjaftueshme diplomatike, por meritojnë mirënjohje sepse “duan të hetojnë secilin kënd dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat