E quajnë si Nënë Tereza e Ferizajt, kjo është Vanesa! 

Lajme

E quajnë si Nënë Tereza e Ferizajt, kjo është Vanesa! 

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 13:47
E quajnë si Nënë Tereza e Ferizajt, kjo është Vanesa! 

Për ferizajasit njihet si Nënë Tereza e Ferizajt, bëhet fjalë për kryetaren e Kuvendit të Rinjve të Ferizajt Vanesë Sadriu e cila edhe pse e re në moshë në Ferizaj ka bërë traditën më të mirë të krijuar ndonjëherë, atë për të iu dal në ndihmë me pako ushqimore rroba dhe barna familjeve në nevojë, duke arritur një numër shumë të madh familjesh, afro 600/700 familje skamnore.

Sadriu bashkë me koleget e saj - deputetet e Kuvendit në fjalë, u shpreh se: “Është ndjenja më e mirë, aksioni që e presim me padurim dhe e bëjmë më shumë vullnet dhe dashuri, ne nuk do ia kishim dalur pa ndihmën e donatorëve bizneseve të ndryshme në veçanti Agjensioni për Patundshmëri LINA, Emona Center, Hotel Rubis, EuroInvest, Policinë e Ferizajt, e shumë shumë të tjerë.

Numri i familjeve gjithmonë është në rritje pasi ka vazhdimisht shumë donator që na u bashkangjitën, duke u munduar kështu që simbolikisht në festa të rëndësishme të jemi të barabartë të gjithë me sofra të mbushura plot, ashtu si i kemi zemrat të mbushura plot me dashuri. 

Image

Fillimisht i verifikojmë rastet, pastaj pas grumbullimit të ushqimit, rrobave, të hollave etj. bëjmë shpërndarjen në secilën familje, në pothuajse çdo fshat dhe lagje të Ferizajt! - u shpreh Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat