Ruzhiç reagon ndaj Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve: Serbia i paguan, ata i bëjnë dëme

Lajme

Ruzhiç reagon ndaj Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve: Serbia i paguan, ata i bëjnë dëme

Nga: F. B. Më: 9 gusht 2019 Në ora: 16:10
Branko Ruzhiç

Ministri i Administratës Publike dhe vetëqeverisjes lokale Branko Ruzhiç ka komentuar mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe masave që ka vendos Prishtina, duke e cilësuar keqpërdorim të këshillit për qëllime politike, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Është e papranueshme që përfaqësuesit e një trupi që puna i financohet nga mjetet e qytetarëve të Serbisë, në vend që të punojnë për çka janë zgjedh nga bashkëkombësit dhe kjo është promovimi dhe ruajtja e kulturës dhe traditave dhe mbështetja e integrimit më të mirë të shqiptarëve si pakicë në shoqërinë serbe, të paraqiten në mënyrë politike në kundërshtim me interesat e shtetit të vetë dhe bashkësisë që përfaqësojnë. Kjo për fat të keq është edhe një shembull i keq i keqpërdorimit të këshillit kombëtar të pakicës në qëllime politike.

Në këtë mënyrë ministri Ruzhiç komentoi letrën që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ia ka dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës ku përshëndetet vendimi “i qeverisë së Kosovës që forcojnë shtetësinë e Kosovës”.

Letra është dërguar pas vendimit të qeverisë që në vendkalimet administrative të ndalohet kalimi me pasaportë serbe. Ky vendim siç thuhet në letrën e Këshillit Kombëtar ndikon në bashkësinë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë që shfrytëzojnë aeroportin “Adem Jashari” për udhëtime dhe siç thuhet vështirëson komunikimin e shqiptarëve me diasporën.

Në fillim të korrikut, qeveria e Shqipërisë ka miratuar vendimin për marrjen e obligimeve për financimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, ndërsa shuma që prite të ndahet do të përcaktohet nga propozimi i këshillit. Si është thënë në atë kohë, ligji për këshillat kombëtar lejon që këto institucione në Serbi, përveç mjeteve nga fondi i buxhetit republikan të financohen edhe në mënyra të tjera me donacione nga burime të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat