Kosova shqetësimi i parë i strategjisë kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes së Serbisë

Lajme

Kosova shqetësimi i parë i strategjisë kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes së Serbisë

Nga: F. B. Më: 10 gusht 2019 Në ora: 18:21
Harta e Kosovës

Qeveria e Serbisë ka miratuar draft-strategjinë kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes dhe në të gjitha aktet është thënë qartë përcaktimi për neutralitet ushtarak, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

“Agresion të armatosur në Serbi në periudhën e ardhshme ka pak gjasa të ketë por nuk mund të përjashtohet. Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është e papranueshme për Serbinë dhe rrezikon vlerat dhe interesat e saj kombëtare”, thuhet në strategji.

Strategjia pritet që të miratohet në vjeshtë me çka do të përmblidhen dy dokumente me  rëndësi nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes që do të jenë bazë për rregullore të reja në dekadën që vjen.

Rregullat për proklamimin e neutralitetit ushtarak janë ndryshimet më të mëdha të strategjisë, ku sikur edhe në strategjinë e kaluar thuhet se suksesioni i krahinës jugore është rreziku më i madh i sigurisë për Serbinë dhe shtetet e regjionit.

Në qeveri të Serbisë sqarohet se strategjitë e sigurisë dhe mbrojtjes kanë ndryshuar për shkak të ndryshimeve në përreth dhe në botë që nënkupton adaptimin e sigurisë sonë politike.

“Janë përcaktuar interesat kombëtare të shtetit dhe me këtë është sigurua siguria i të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në Qeveri.

Shteti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë vetës i ka përcaktuar katër qëllime: mbrojtje efikase, mbrojtjen e Kosovës në përbërje të Serbisë, forcimin e pozitës ndërkombëtare dhe evitimin e veprimeve separatiste.

"Serbia nuk do të pranoj shpalljen e njëanshme të pavarësisë së krahinës së saj, por në interes të stabilitetit regjional dhe raporteve më të mira shqiptaro-serbe do vazhdoj dialogun me institucionet e Prishtinës në arritjen e marrëveshjes afatgjatë të qëndrueshme dhe të pranueshme", është thënë në versionin e punës së këtij dokumenti.

Drafti i dokumentit afirmon kërkesën e Serbisë për mos zvogëlim të pranisë së KFOR-it dhe ndryshimit të mandatit dhe transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Me këtë do destabilizohej situata në krahinë dhe do të shembet siguria në regjion”, thuhet ne draft.

"Serbia nuk ka qëllim të bëhet pjesë e Aleancës, as e formacioneve tjera politike, por me të gjithë partnerët dëshiron të avancoj besimin” thuhet në këtë dokument.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat