Haradinajt i tepron koha pasi la në gjysmë punët e Qeverisë, ecën për katër ditë në Alpet Shqiptare

Lajme

Haradinajt i tepron koha pasi la në gjysmë punët e Qeverisë, ecën për katër ditë në Alpet Shqiptare

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 18:55
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Puna e lënë në gjysmë e Haradinajt në Qeveri, siç duket i ka dhënë atij më shumë hapësirë të kalojë kohë duke u ngjitur në male, siç bënte gjatë kohës që edhe ishte kryeministër.

Por kësaj rradhe, ai e ka sfiduar veten në Bjeshkët e Nemuna.

Madje ka ecur 80 kilometra, duke i sfiduar edhe “hikerët”, më të mirë.

“Një rrugëtim katër ditor nëpër Bjeshkët e Nemuna “Alpet Shqiptare” shtigje malore që kalojnë përmes territorit të Kosovës, Shqiperisë dhe Malit të Zi. Kësaj radhe vlerën e këtyre shtigjeve malore ja shtoj z.Ramush Haradinaj ku bashk me gjithë ekipin me sukses arritën që përgjatë këtyre ditëve të ecin gjithsejt 80km duke u ngjitur poashtu në majat më të njohura me terren të vështirë e të thepisur e me temperatura të larta duke kaluar gjithsejt 5600m total të ngjitjeve”, thuhet në postimin e bërë nga alpinistja shqiptare, Arineta Mula.

Haradinaj aktualisht është në pritje të vendimit të Kushtetuesës për kompetencat e tij në Qeveria pasi dha dorëheqja nga posti i kryeministrit.

Dorëheqja e tij erdhi më 19 korrik pas ftesës që i erdhi nga Specialja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat