Daçiq për Serwer: Si ua mohoni serbëve që jetojnë në SHBA të drejtat që shqiptarët gëzojnë atje? - Bota Sot
Daçiq për Serwer: Si ua mohoni serbëve që jetojnë në SHBA të drejtat që shqiptarët gëzojnë atje?

Lajme

Daçiq për Serwer: Si ua mohoni serbëve që jetojnë në SHBA të drejtat që shqiptarët gëzojnë atje?

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 10:36
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, ka deklaruar se ndjehet i befasuar me deklaratat e ekspertit të SHBA-ve për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, i cili e kishte quajtur si “jo të mençur” thirrjen e Daçiqit për serbët që jetojnë në SHBA që ta votojnë Donald Trump.

Daçiq tha se është befasuar që Serwer “do që serbët që jetojnë në SHBA të jenë të pezulluar nga e drejta që gëzojnë shqiptarët atje”.

“Si e trajtuan demokratët gjatë dinastisë së Klintonit popullin tonë, ne ndiheshim mirë në lëkurën tonë në vitin 1999. Ata zgjodhën ta bënin Serbinë armikun e tyre, jo ne”, tha Daçiç për Novosti duke iu përgjigjur deklaratave të Serwer.

Ky i fundit në një intervistë ditë më parë tha se “Daçiç mendon se ka miq në administratën aktuale dhe dëshiron t’i mbështesë ata. Por gjithçka që ai ka arritur është të sigurojë që kushdo që është presidenti i ardhshëm i SHBA-ve nga Demokratët tani e konsideron Daçiqin, dhe ndoshta Serbinë, një armik”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat