Donika Kadaj prezanton nënën për Bajram, por tregon edhe diçka të pakëndshme

Lajme

Donika Kadaj prezanton nënën për Bajram, por tregon edhe diçka të pakëndshme

Nga: A.ZH Më: 11 gusht 2019 Në ora: 12:08
Donika Kadaj-Bujupi dhe nëna e saj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj-Bujupi, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ajo këtë festë e ka uruar ndryshe, duke publikuar një fotografi familjare, ku shihet së bashku me nënën e saj, përcjell Bota sot.

Kadaj-Bujupi ka treguar se nëna e saj po përgatit drekën e Kurban Bajramit, por ajo nuk po i ndihmon në gatim.

“Bashkë me Nanën edhe në këtë festë, e cila po përgatitë drekën e Kurban Bajramit. Zgjodha këtë fotografi që t’ju uroj këtë ditë, me shpresën që po kaloni çaste të këndshme dhe ndryshe nga unë, po ndihmoni të afërmit në gatimin e drekës. Urime!”, ka shkruar në Facebook deputetja e AAK-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat