Cilat janë vendet anëtare të BE’së që nuk dëshirojnë pranimin e vendeve të Ballkanit?

Lajme

Cilat janë vendet anëtare të BE’së që nuk dëshirojnë pranimin e vendeve të Ballkanit?

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Ballkani Perëndimor e ka bërë të qartë se dëshiron të i bashkohet familjes europiane dhe të mos jetë më pikë e zezë në Europë.

Pjesë e këtij regjioni cilësohen të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë pa Slloveninë, plus Shqipëria.

Kroacia është anëtare e Bashkimit Europian prej vitit 2013.

Në një sondazh të bërë nga instituti austriak ECRF shihen se cilat vende janë më të hapura në pranimin e shteteve të reja në BE.

Në grafikën në vijim shihen shtetet sipas përqindjes së popullësisë se sa e donjnë antarësimin e shteteve ballkanike në BE.

Në të kuqe thuhet se qytetarët nuk e duan asnjë vend prej këtij rajoni. Në të verhdë qytetarët kanë thënë se do të dëshironin që vetëm disa nga këto vende të bashkoheshin ndërsa në të gjelbërt, qytetarët duan të gjitha shtetet të antarësohen.

Ishte premtuar nga lidershipi i BE’së që nuk do të ketë ardhje të reja deri në vitin 2025, dhe atëherë pritej që shtetet e rajonit tonë të kenë të plotësuar kushtet që do hapnin rrugë për antarësim. Mirëpo thuajse të gjitha shtetet nuk kanë treguar vullnet të fuqishëm në plotësimin e të gjitha kushteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat