Momenti kur ‘Grupi i Depërtimit’ vret dy persona në Siri, flasin shqip në video

Lajme

Momenti kur ‘Grupi i Depërtimit’ vret dy persona në Siri, flasin shqip në video

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 10:38
Xhemati Alban: Njihuni me ‘Grupin e Depërtimit’, shtetasit e Kosovës të ISIS që po vazhdojnë luftën në Siri

Disa shqiptarë të Kosovës që iu bashkuan shtetit terrorist islamik ISIS në Siri, kanë mbetur ende aktiv atje me një njësi të tyre të vetmen që ka mbetur etnike në vendet e luftës ku po operon ISIS.

Grupi i cili akoma po operon në Siri si pjesë e ISIS, quhet ‘Grupi i Depërtimit’, ai njihet si grup vetëm etnik i shqiptarëve.

Ky grup po vazhdon luftën në Siri si pjesë e ISIS dhe njihet si grup më i tmerrshëm që ka mbetur akoma aktiv atje, ata janë të përgatitur ushtarakisht dhe kanë shumë aftësi.          

Kështu ka bërë me dije një studim amerikan të cilin e ka realizuar Akademia Ushtarake dhe Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prania e fundit aktive e  xhihadit nga rajoni në Siri, është një njësi etnike shqiptare brenda HTS, xhemati alban është një ‘Katiba’ (njësi luftarake) e përbërë nga luftëtarë etnik shqiptar që veprojnë për rreth krahinës veriperëndimore siriane në Idlib” thotë raporti.

Luftërat e tjerë nga Ballkani Perëndimor vazhdojnë luftën në Siri të bashkuar me njësi tjera, kurse shqiptarët vazhdojnë të vetëm si njësi mono-etnike, si të aftë dhe të përgatitur ushtarakisht.

“Luftëtarët e etnive tjera të Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të luftojnë me HTS, por shqiptarët etnik duket se janë të vetmit nga rajoni që akoma funksionojnë si një njësi mono-etnike me strukturën e saj komanduese, kjo mund të jetë treguese e një numri mjaft të madhtë luftëtarëve dhe aftësive të përshtatshme ushtarake”, thotë raporti.

Për dallim nga vendet e tjera që kanë shqiptuar dënime të rënda për luftëtarët e huaj të kthyer në vendlindje, raporti përmend si shqetësues faktin se Kosova ka rezultuar me tolerante në këtë aspekt, me një mesatare prej 3.5 vjet burgim.

Si rezultat i kësaj rreth 40% e të dënuarve për terrorizëm në Kosovë tashmë janë liruar nga burgu.

Për më tepër ju mund ta lexoni artikullin e realizuar nga Akademia Ushtarake dhe Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat