Policia jep detaje rreth djegies së autobusit në Rrugën e Kombit

Lajme

Policia jep detaje rreth djegies së autobusit në Rrugën e Kombit

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 21:16
Autobusi

Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është djegur sot tërësisht në Rrugën e Kombit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi se deri tani nuk ka persona të lënduar.

“Në bazë të informacioneve të siguruara dyshohet se në afërsi të tunelit të Kalimasht, një autobus nga Kosova e ka kapluar zjarri, fatmirësisht deri tani nuk ka ndonjë informacion për persona të lënduar”, tha Kelani për Telegrafin.

Autobusi i cili po udhëtonte për Shqipëri është djegur tërësisht, shkaqet e djegies janë ende të panjohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat