Vuçiq: Ja problemet që i kemi me Kosovën

Lajme

Vuçiq: Ja problemet që i kemi me Kosovën

Nga: F.B. Më: 13 gusht 2019 Në ora: 09:54
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se ndonëse aktualisht nuk ka bisedime me Prishtinën, edhe më tutje ka presione kur bëhet fjalë për Kosovën, shkruan “Blic”, përcjell “Bota Sot”.

"Po thoni nuk ka bisedime, por nuk pyetni si kemi siguruar furnizimin në shitore në veri të Kosovës. Mos pyesni kush janë ata njerëz që kanë punuar me ditë të edhe net të tëra dhe sa energji dhe mund duhet në nivelin ditor që mënyrë që të i ndihmohet popullit tonë në Kosovë", theksoi Vuçiq në RTS.

Ai theksoi se në Kosovë do të ketë zgjedhje, ku kushtet” janë plotësisht në rregull për Lidhjen për Serbinë dhe lëvizjen "1 nga 5 milionë".

Presidenti ka nënvizuar se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet një punë e madhe dhe bezdisje, ndërsa një pjesë e opinionit në Serbi po imponon si temë kushtet në Serbi, për diçka që do të vij pas 8 muajve.

"Çfarë telashe dhe probleme do të kemi në Kosovë për këta 8 muaj. Duhet të flasim për këtë, e disa nuk e dinë çka të bëjnë me jetën e tyre përveç të flasin të njëjtën gjë si flasin tash dy apo tri vjet. Do të kemi zgjidhje në Kosovë, që si duket janë në rregull për këta të Lidhjes së Serbisë (SZS)", tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka thënë po ashtu se shqetësohet që edhe opozita të dal në zgjedhje sepse kjo është më e mira për Serbinë.

“Mua shumë më shqetëson, kjo do të ishte më e mira për Serbinë. Atëherë populli do të shihte kush sa ka mbështetje” tha Vuçiq në RTS.

Ai është përqendruar edhe rreth veprimit për heqjen e rrethojës përreth ndërtesës së presidencës që u vendos pas incidentit të para disa ditëve gjatë protestës, ndërsa është larguar me kërkesën e tij.

Siç tha, rrethojën e ka vendos ish-presidenti i Serbisë Boris Tadiç dhe "asnjëherë askujt nuk i ka shkuar në mendje që të kaloj".

“Ndonëse protestat tona ishin dhjetë fish më të mëdha, askush nuk ka kaluar rrethojat. Unë jam ngrit në rrethojë dhe kam filluar që të bërtas në njerëz që kanë dashur të thyhen rrethojat. Ashtu bëjnë njerëzit e përgjegjshëm” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat