“Vuçiq është në shënjestër të shërbimeve të huaja, nëse ShBA kyçet në dialog, të kyçet Rusia ndoshta edhe Kina”

Lajme

“Vuçiq është në shënjestër të shërbimeve të huaja, nëse ShBA kyçet në dialog, të kyçet Rusia ndoshta edhe Kina”

Nga: F.B Më: 13 gusht 2019 Në ora: 10:16
Aleksandar Vuçiq

Nënkryetari i Qeverisë Nebojsha Stefanoviç në një intervistë për “Novosti” ka thënë se: “Angazhimi i shërbimeve të huaja nuk është naive, por kemi përgjigje serioze për gjithë këtë. Nëse ShBA kyçet në dialogun rreth Kosovës atëherë këtë duhet ta bëjë edhe Rusia”, përcjell “Bota Sot”.

Jam plotësisht i sigurt se shërbimet e huaja edhe sot tentojnë që të kontrollojnë komunikimin elektronik të njerëzve në Serbi, që për ta është interesant, duke nisur nga presidenti Vuçiq. Kjo mund të dëshmohet lehtë, sepse sot teknika ka avancuar shumë ashtu që shërbimet inteligjente të huaja edhe nëse nuk janë prezent në territor të Serbisë, mund të kenë qasje në komunikimin elektronik të dikujt.

Ministri i Punëve të Brendshme Stefanoviç, ka potencuar se shërbimet e fuqive të mëdha kanë shtuar aktivitete në Serbi, me qëllim që sa më mirë të pozicionohen në hapësira të Evropës Juglindore:

“Ata mbrojnë interesat e shteteve të veta, ndërsa ne luftojmë të mbrojmë tonat. Po forcojmë policinë, ushtrinë dhe shërbimet e sigurisë, jo për të kërcënuar dikë apo se kemi qëllime agresore apo pretendime territoriale por që të mund të përgjigjemi në mënyrë adekuate sfidave”.

Në pyetjen kur janë shtuar interesimet e strukturave të huaja dhe a është bërë edhe kjo edhe për fëmijët e Vuçiqit, Stevanoviç tha “Kemi njohuri të caktuara por ato nuk mund të nxirren në opinion sepse ata nuk janë naiv. Por kemi përgjigje dhe angazhim që të mbrojmë secilin fëmijë në Serbi posaçërisht të presidentit, veçanërisht kur për këtë interesohen shërbimet e huaja”.

Në interesimin e gazetarëve nëse gjatë zgjedhjeve do të ketë referendum për ndryshime kushtetuese për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ai ka thënë se “rreth ndryshimeve kushtetuese në lidhje me gjyqësinë është bërë shumë, por ka ende punë, por nuk besoj të ketë referendum. Nëse flitet për referendum për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk ka pasur biseda për këtë, sepse Vuçiq ka thënë se jemi larg zgjidhjes dhe çfarëdo marrëveshje.

Lidhur me vazhdimin e dialogut dhe “kurthin” në kuptimin e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë? Stevanoviç theksoi se “jam shumë i qetë në këtë për dallim nga disa ‘gjenial’ që kanë udhëhequr vendin para neve, gjë që ka dallim nga Vuçiq që ka arritur që çështjen e Kosovës nga çështje e kryer ta kthej në rend dite. Tash më shumë pyetemi për ardhmërinë e krahinës, që është sukses i madh  para së gjithave i Vuçiqit, ndërsa përfundimi i bisedimeve mund të jetë diçka e mirë për Serbinë.

Në çështjen se çka mund të fitoj Serbia, ai shkurt tha: “Është vështirë të thuhet, deri dje kemi qenë jo vetëm në zero, por në minus të thellë. Pak gjëra ka në duar të Serbisë dhe janë bërë aq shumë gabime në periudhën 2008 deri 2012, shtrohet pyetja çka mund të përmirësojmë dhe për çka janë të gatshme fuqitë e mëdha për të cilat Kosova është e pavarur. Në këto kushte, sukses i madh është se kemi arritur që të jemi faktor dhe të dëgjohen qëndrimet tona.

Ndërsa në lidhje me bashkëngjitjen e Rusisë në dialog, ai u shpreh “Dialogu që po ndërmjetësohet nga BE ka treguar se ka disa limite dhe në momente ka ndërprerje. Me rëndësi është që vazhdojnë bisedimet, nëse është e mundshme në formatin aktual. Por nëse kyçet ShBA është logjike që aty të kyçet edhe Rusia ndoshta edhe Kina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat