“Arkani” i Sllovenisë po ngjallë frikë në rajon

Lajme

“Arkani” i Sllovenisë po ngjallë frikë në rajon

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 11:30
Pamje nga video

Në Slloveni, grupe të vetorganizuara kanë filluar gjuetinë e migrantëve.  Një grup prej rreth 50 burrash, që udhëhiqen nga Andrei Sisko, po terrorizojnë vendin, shkruajnë mediat sllovene.

Ai është një ultra – djathtist i njohur, i cili dikur bëri fushatë kundër pranimit të Kroacisë në NATO. Andrej Shishko tashmë është i njohur në Slloveni dhe jo vetëm si ish-kandidat për president të Sllovenisë, por këto ditë ai është gjendur edhe një herë në qendër të vëmendjes në të gjithë rajonin. Ai drejton organizimin paramilitar të burrave në maska dhe uniforma, për  çka ai tha se po ‘mbron’ Slloveninë nga migrantët. Ai është  një person shumë kontraverz, jeta e të cilit është ndërthurur me politikën, ushtrinë, futbollin, por edhe krimin, për këtë arsye shumë e krahasojnë me kriminelin e ndjerë serb Zeljko Raznatovic Arkan.

Image

Ai për herë të parë u gjend në burg ndërsa shërbeu në JNA për një mosmarrëveshje me komandantin. Gjatë luftës së viteve 1990 ai ishte një nga organizatorët e Gardës Sllovene, i cili bashkëpunoi me shërbimin e inteligjencës së Mbrojtjes së Territorit Slloven. Në vitin 1992, Andrej Shishko u arrestua me dyshimin për tentativë vrasjeje, kur u akuzua se la një pajisje eksplozive nën makinën e biznesmenit Milan Clement, dhe besohet se është ndihmuar nga udhëheqësi i Gardës Kombëtare Sllovene, Zmago Jelinçiq. Katërmbëdhjetë vjet më vonë, Shishko u dënua me një vit dhe 10 muaj burg për tentativë vrasjeje.

Ai aktualisht është në krye të partisë së ekstremit të djathtë Lëvizja për një Slloveni të Bashkuar, e cila nuk është parti parlamentare, dhe ka ngritur Gardën e Styrias, për të cilën thotë se nuk është një organizatë paramilitare, por një ‘grup njerëzish që mbrojnë vendin e tyre nga migrantët’. Shishko pretendon se Kushtetuta Sllovene lejon krijimin e krahinave dhe të drejtën e vetë-organizimit.

Qytetarët e Sllovenisë, konfirmojnë ekzistencën e këtyre grupeve të vetë-organizuara dhe kërkojnë ndërhyrjen e policisë.

Image

“Kjo nuk është në rregull, mbrojtja e kufirit duhet të jetë nën patronazhin e policisë, sepse në këtë mënyrë, kur njerëzit organizohen vetë, situata lehtë mund të përshkallëzohet”, thotë një nga banorët e Lublanës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat