Adresim i jashtëzakonshëm për gazetarë i Gjuriqit: Jemi gati për vazhdim të dialogut kur të hiqen taksat

Lajme

Adresim i jashtëzakonshëm për gazetarë i Gjuriqit: Jemi gati për vazhdim të dialogut kur të hiqen taksat

Nga: F.B Më: 13 gusht 2019 Në ora: 16:27
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me gazetarë si përgjigje e kumtesës së vendeve të Kuintit. “Serbia do të vazhdoj edhe më tutje të udhëheq me interesat e saj” ka thënë Gjuriq duke shprehur gatishmërinë e Serbisë për vazhdim të dialogut kur të hiqen taksat, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai theksoi se nuk mund të vendosen në një rrafsh ata që kanë shkel marrëveshjen CEFTA dhe ata që mbrohen nga anëtarësimi i padrejtë i territorit të saj në organizatat ndërkombëtare.

"Nuk mund të ketë barazim artificial sepse nuk është njësoi kur mbrohesh nga anëtarësimi i padrejtë në organizata ndërkombëtare dhe kur dikush shkel marrëveshjen CEFTA dhe marrëveshjet ndërkombëtare ", tha ai para gazetarëve.

Gjuriq theksoi se për Serbinë është kontestuese ajo që në kumtesë shihet cili është përfundimi që duan vendet e Kuintit dhe drejtë cilit përfundim shkohet dhe çfarë presioni bëjnë.

"Dialogu mund të vazhdoj, por vendet e Kuintit duan të barazojnë shkeljen e marrëveshjes CEFTA dhe të bëjnë barazim artificial. Kemi në një anë shkeljen e marrëveshjes dhe në anën tjetër largohet Serbia që tenton të ndaloj njohjen e Kosovës. Nuk ka iniciuar përsëri Serbia anëtarësimin në Interpol, UNESCO, këtë e kanë bërë institucionet e Prishtinës që me veprimet agresive detyrojnë Serbinë të mbrohet dhe të jetë e suksesshme në këtë ", tha ai.

"Nëse kërkohet nga Serbia ndalimi i lobimit për mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të saj dhe nga Prishtina nuk kërkohet asgjë veç taksës, atëherë është e qartë përfundimi që duan të arrihet në dialog – pranimi i çdo gjëje pa mundësi ankese. Serbia është njoftuar me kumtesën, na jemi të gatshëm për vazhdim të dialogut kur të hiqen taksat. Qartë edhe zëshëm po them nuk mund të barazohen gjërat që nuk kanë bazë në drejtën ndërkombëtare dhe ligje. Nga kjo shihet përfundimi që duan ata. Kjo është porosi me rëndësi për popullin tonë, shqetësimi i shtetit tonë nuk do jetë më e vogël, konsolidimi i ekonomisë dhe diplomacisë do kontribuoj që në të ardhmen rezultatet të jenë më të mira ", tha ai.

Vendet e Kuintit kanë ftuar Prishtinën dhe Beogradin që sa më shpejt të vazhdojnë dialogun duke nënvizuar se Prishtina duhet të heq taksat, ndërsa Beogradi të ndaloj fushatën e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat