Gallup: Refugjatët shqiptarë kishin mbështetjen më të madhe amerikane

Lajme

Gallup: Refugjatët shqiptarë kishin mbështetjen më të madhe amerikane

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 05:58
Foto ilustrim

Shumë njerëz vazhdojnë t’ia mësyjnë ShBA-së për një jetë më të mirë. Janë 39 % e amerikanëve që e përshkruajnë situatën në kufirin amerikan me Meksikën si “krizë”, kurse rreth 35% prej tyre e quajnë “problem të madh”.

E lidhur me këtë Mbrojtja Kufitare dhe Dogana e ShBA-së vazhdojnë të debatojnë sa i përket trajtimit të refugjatëve, me të mbërritur në kufirin amerikan.

Ndër vite, numri i migrantëve ka shënuar rritje, është shumë më i lartë sesa në kohën kur organizata amerikane e sondazheve “Gallup” kishte bërë për herë të fundit këtë pyetje në dhjetorin e vitit të kaluar.

Hyrja e refugjatëve nga Amerika Qendrore tani është më e larta (57%) në krahasim me pothuajse të gjitha anketat e mëhershme që “Gallup-i” ka bërë për këtë çështje, përfshirë edhe çështjen e refugjatëve sirianë më 2015 e po ashtu edhe refugjatët nga Holokausti gjerman në vitet e 1930-ta dhe ‘40-ta.

E sipas kësaj ankete, të vetmit refugjatë që kishin mbështetje të madhe ishin refugjatët shqiptarë nga Kosova.

 “Të vetmit refugjatë që kanë pas mbështetje më të madhe në anketat e ‘Gallup-it’ janë refugjatët shqiptarë nga Kosova gjatë një periudhe të spastrimit etnik atje më 1999. Në atë kohë, 66% aprovuan vendimin veçse të marrë për të sjellë ‘disa qindra refugjatë shqiptarë nga Kosova’ në SHBA”, thotë “Gallup-i”.

Ndrshe presidenti Donald Trump, kishte premtuar ndërtimin e murit përgjatë brezit kufitar me Meksikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat