Meta e nis ditën në Prevallë, takohet me blegtorin shqiptar: Do t’ia epja çmimin e parë për kos!

Lajme

Meta e nis ditën në Prevallë, takohet me blegtorin shqiptar: Do t’ia epja çmimin e parë për kos!

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 09:22
Foto nga takimi

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka ditë që po qëndron në Kosovë.

Ai po relaksohet duke eksploruar bjeshkët tona, derisa po promovon edhe turizmin malor.

Nga Brezovica në Bjeshkët e Sharrit, e mëngjesin e sotëm ai e nisi në Prevallë.

Madje, presidenti i Shqipërisë, po takon edhe fermerë kosovarë, duke shijuar edhe bylmetin e tyre. Në Prevallë, Meta shijoi kosin e blegtorit që mbanë emrin Bajram, duke realizuar edhe një fotografi me të dhe bashkëshorten e tij, teksa ka shkruar:

“Nëse do jepej një çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, nuk do habitesha që vendin e parë do ta fitonte Bajrami, këtu në Prevallë. Edhe pse dikur mësues, ai i është rikthyer tani traditës shekullore të familjes së tij si blegtor, duke shkëlqyer me punën dhe produktet mjaft cilësore.
I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat