Ambasadori rus kritikon Kuintin për Serbinë

Lajme

Ambasadori rus kritikon Kuintin për Serbinë

Nga: F.B. Më: 14 gusht 2019 Në ora: 09:36
Harçenko

 Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko ka thënë se kumtesa e vendeve të Kuintit nuk kishte asgjë të re apo trimëruese përveç krijim të parakushteve që të fajësohet Beogradi, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Në atë kumtesë nuk pamë asgjë të re nga ajo që më herët është thënë  dhe që paraprakisht Beogradi edhe njëherë të fajësohet për mossukses të dialogut tha ai.

Ambasadori i Rusisë në Tviter ka thënë kjo qasje tashmë është e njohur.

"Përtëritja e dialogut është e mundur vetëm me punë energjike me Prishtinën dhe presionin ndaj saj me qëllim të heqjes së taksës dhe moslejimi i aksioneve me përdorim të forcës", tha Harçenko.

Çfarë lidhje ka rivendosja e dialogut me tërheqjen e njohjeve të pavarësisë  së shpallur njëanshëm të Kosovës, ka thënë ai, duke shtuar se është çështje e vendeve sovrane që shohin paaftësinë e shtetit të rrejshëm të Kosovës që është në kundërshtim me drejtën ndërkombëtare.

"Askush nuk ka nis ndonjë detyrë që të evitohet shtyrja e Kosovës në institucionet ndërkombëtare në kundërshtim me drejtën ndërkombëtare” ka thënë ambasadori rus.

"Kuinti përsëri injoron qëndrimin e Serbisë për neutralitet ushtarako-politik. Realiteti është i tillë që Beogradi po bënë biseda për bashkëngjitjen në BE, andaj vështirë s kumtesa mundëson të thuhet se ‘kemi bërë çdo gjë për përtëritje të dialogut” ka shkruar Harçenko në Twiter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat