Gjuriq: Kuinti dëshiron që rezultati i dialogut të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës

Lajme

Gjuriq: Kuinti dëshiron që rezultati i dialogut të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës

Nga: F.B. Më: 14 gusht 2019 Në ora: 10:59
Marko Gjuriq

Thirrjet e Kuintit që Prishtina të heq taksën dhe Beogradi të ndaloj fushatën e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës, po bëhet barazim artificial ndërmjet Beogradit që po mbrohet dhe Prishtinës që ka shkel normat e së drejtës ndërkombëtare, ka thënë i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, shkruan “Politika”, përcjell “Bota sot”.

Ai ka thënë se nuk është i befasuar nga kumtesa e vendeve të Kuintit, sepse bashkësia ndërkombëtare “për dike është nënë e për dike njerkë”, ndërsa lidhur me Kosovën një pjesë e vendeve kanë pranuar pavarësinë dhe nuk favorizojnë shumë Beogradin.

“Nuk mund të barazohet shkelja e marrëveshjes së CEFTA-së që bënë fjalë për qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve dhe kapitalit, me atë që bënë Prishtina dhe të trajtohen njëjtë  si fakt se Serbia mbrohet”, tha Gjuriq.

Sipas tij “Serbia mbrohet sepse duan të na marrin një pjesë të territorit, shqiptarët duan të na marrin vendet e shenjta në Kosovë”, tha ai.

Gjuriq tha se Kuinti dëshiron që si rezultat i dialogut të imponohet njohja e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës.

“Në këtë presidenti Vuçiq ka paralajmëruar ditë ë parë. Kjo është një fakt i rëndë dhe i pakëndshëm dhe kjo do të thotë se do të përballemi me sfida në muajt e ardhshëm. Por nuk do të vajtojmë dhe rëndojmë, por do të vazhdojmë të punojmë”, tha a.

Vendet e Kuintit dje kanë kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që sa më parë të përtërihet dialogu dhe që të hiqen taksat dhe të ndalohet fushata kundër tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat