Daçiq flet për thirrjen e Kuintit

Lajme

Daçiq flet për thirrjen e Kuintit

Nga: F.B. Më: 14 gusht 2019 Në ora: 11:45
Ivica Daçiq

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se i është dhënë shumë rëndësi kumtesës së vendeve të Kuintit dhe se ato takime nuk janë takime të nivelit të lartë, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”, duke shtuar se po tentohet të bëhet një baraspeshim i rrejshëm.

Daçiq për TV Pink ka thënë se sipas asaj kumtese, pala nga Kosova ka të drejtë të vendos taksa sepse Serbia po bënë fushatë të tërheqjes së njohjes së Kosovës.

"E çka janë atëherë taksat ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, a po bënë edhe ajo fushatë kundër njohjes", pyeti Daçiq.

Ai theksoi se qëllimi i Serbisë është që numri i njohjeve të pavarësisë së Kosovës të bie nën gjysmën e vendeve anëtare të OKB-së dhe se së bashku me ministrin e punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç po përgatitet për votimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol në tetor në Kil.

"Ne duhet të përgatitemi që ata mos të hyjnë në këtë organizatë ndërkombëtare", tha Daçiq.

Lidhur me komentet në deklaratën e tij se Serbia nuk ka armiq më të mëdhenj se Klinton e Ollbrajt, Daçiq tha se “ askush nuk i është gëzuar fitores së Tramp më shumë se serbët sepse nuk durojnë dot Klntonin dhe Ollbrajtin".

"Shumica e madhe e serbëve ka votuar për Tramp në zgjedhjet e shkuara” ka thënë ai për Tv Pink.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat