Ministri i Rendit del para gjyqit për...

Lajme

Ministri i Rendit del para gjyqit për...

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 13:48
Ekrem Mustafa

Gjyqtari Adem Shabani pas deklarimit të të akuzuarit Ekrem Mustafa ia caktoj afatin ligjor prej 30 ditësh për kundërshtimin e provave para caktimit të shqyrtimit gjyqësor.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzës se kishte goditur auto ambulancën  duke shkaktuar rrezikim të trafikut publik.

Ai e ka shprehur qëndrimin e tij sot kur është paraqitur para trupit gjykues.

Sipas aktakuzës së prokurorisë,  Ekrem Mustafa më 23 prill 2014 rreth orës 16:20 në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Prelez, duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka rrezikuar trafikun publik dhe jetën e njerëzve.

Prokuroria thotë se përveç dëmeve materiale në katër automjete, lëndime të rënda trupore kanë pasuar dy persona dhe një tjetër kishte pësuar lëndime të lehta.

Mbrojtësi i ministrit, avokati Visar Vehapi duke iu përgjigjur prokurorit të shtetit Avdullah Abedini, ka deklaruar se prokuroria nuk i ka dërguar atij kopjen e deklaratave të dëshmitarëve të cilët i ka propozuar si dhe nuk është në dijeni nëse ata janë marrë në pyetje nga prokuroria ose policia.

Gjyqtari Adem Shabani, të akuzuarit Ekrem Mustafa i caktoj afatin ligjor 30 ditë për kundërshtim të provave si dhe sjelljen e provave të reja dhe pas kësaj të caktohet shqyrtimi gjyqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat