Mediat serbe: Zgjedhjet në Kosovë shtyjnë takimin e parashikuar të Parisit?

Lajme

Mediat serbe: Zgjedhjet në Kosovë shtyjnë takimin e parashikuar të Parisit?

Nga: F.B Më: 15 gusht 2019 Në ora: 08:27
Foto

Nëse në Kosovë shpallen zgjedhjet, takimi i Parisit për Kosovën sipas të gjitha gjasave do të shtyhet dhe nuk do të mbahet në shtator, mëson gazeta “Blic” nga burime diplomatik, përcjell “Bota Sot”.

Siç dihet gjatë vizitës në Serbi, presidenti francez Makron ka paralajmëruar se në shtator do organizonte takim me liderët e Kosovës , Serbisë dhe kancelarin Merkel që të gjendet “zgjidhje globale dhe të qëndrueshme”.

Presidenti Vuçiq më herët patë precizuar se kjo mund të ndodhë në shtator, por në ndërkohë Kosova është gjendur në krizë politike pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, sepse Gjykata Speciale e kishte ftuar në intervistë në Hagë.

Bashkëbiseduesi nga rrethet diplomatike ka thënë për “Blic” se tash sytë janë drejtuar kah Kosova.

"Nëse vendoset që Kosova të shkoj në zgjedhje, takimi i Parisit sipas të gjitha gjasave nuk mbahet në shtator. Nuk duhet priten hapa të mëdhenj sepse zgjedhjet do të diktojnë sjelljen e liderëve në Kosovë. Nuk mund të mendohet se cili do prej tyre të vendos tërheqjen e taksës në fushatë zgjedhore. Kjo do të ishte autogol politik sepse pikërisht në vendimin e taksës kanë fituar pikë politike” ka thënë burimi për “Blic”.

Në bazë të këtyre rrethanave është shtyrë edhe vizita e parashikuar e këshilltarit të presidentit amerikan Xhon Bolton, pikërisht për shkka zgjedhjeve dhe mos heqjes së taksës.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë për “Blic” se shtyrja e takimit nuk do ta befasonte.

"Është për të u pritur që zyrtarët ndërkombëtar së pari të presin zgjedhjet dhe formimin e Qeverisë së Kosovës, pastaj të organizojnë takim. Zgjedhjet e shtyjnë takimin dhe dialogun ", ka thënë Daçiq.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat