Presidenti amerikan cakton datën e zgjidhjes së çështjes së Kosovës me Serbinë - Bota Sot
Presidenti amerikan cakton datën e zgjidhjes së çështjes së Kosovës me Serbinë

Lajme

Presidenti amerikan cakton datën e zgjidhjes së çështjes së Kosovës me Serbinë

Nga: F.B. Më: 15 gusht 2019 Në ora: 08:59
Donald Trump

 Sipas “Telegrafit” serb, presidenti amerikan Donald Tramp ka caktuar datën 25 gusht 2020 si afatin e fundit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe aty përfshihet edhe marrëveshja për përcaktimin e kufirit, përcjell “Bota sot”.

Telegrafi serb shkruan se sipas burimeve nga ShBA, Tramp ka vendosur si datën e fundit të zgjidhjes gushtin e vitit që vjen dhe nuk përjashtohet asnjë opsion sikurse as ai i përcaktimit të kufirit.

"Afati i fundit i vendosjes së pikës në nyjën e Kosovës është 25 gushti i vitit të ardhshëm, pikërisht dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në ShBA (nëntor), kur Donald Tramp do të përpiqet edhe për një mandate tjetër në Shtëpinë e Bardhë", shkruan sot gazeta beogradase.

Telegrafi serb vlerëson se duke marr parasysh se për Tramp në fushatën pasuese është shumë e rëndësi secila fitore në politikën e jashtme, “është e qartë se zgjidhja e çështjes së Kosovës, që në vizionin e Tramp është ndarja e Kosovës, do të ishte skenar ideal".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...