Pacolli: Vetëm kjo parti ua ndal pijen këtyre!

Lajme

Pacolli: Vetëm kjo parti ua ndal pijen këtyre!

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:02
Thaçi, Meta, Haradinaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka komentuar fotografinë e përbashkët të presidentit Hashim Thaçi, Ramush Haradinajt dhe presidentit shqiptar Ilir Meta.

Liderët këtë fotografi e kanë realizuar me rastin e "Festës Tradicionale të Vjeljes së Rrushit - Hardh Fest 2019" në Rahovec.

Pacolli thotë se, vetëm Lëvizja Vetëvendosje ua ndal pijen këtyre që sipas saj po e bëjnë me paratë e popullit.

Postimi i plotë:

U kënaqen, e kënaqën. Ndonëse paraqiten se nuk janë bashkë, këta bashkë janë. Këta do të vazhdojnë të pijnë po nuk ua ndalëm ne.

Vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! ua ndal pijen që e bëjnë me paratë e popullit.

#qeveriaKurti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat