A po gënjen Daçiq: Javën e ardhshme edhe një shtet e tërheq vendimin për njohjen e Kosovës - Bota Sot
A po gënjen Daçiq: Javën e ardhshme edhe një shtet e tërheq vendimin për njohjen e Kosovës

Lajme

A po gënjen Daçiq: Javën e ardhshme edhe një shtet e tërheq vendimin për njohjen e Kosovës

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 21:40
Ivica Daçiq

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në një intervistë për televizionin shtetëror serb, RTS, ka paralajmëruar se javën e ardhshme një shtet tjetër do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës.

Daçiq ka thënë se aktualisht numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur ka rënë nën 100. Ai ka thënë se Serbia e ka vazhduar aktivitetin e saj për të siguruar çnjohje të Kosovës.

“E kemi filluar nga lista e 116 vendeve që e kanë njohur Kosovën. E kemi çmontuar atë listë dhe tani vendet që e njohin Kosovën janë nën 100. Deri tani 14 vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës” tha Daçiq.

Ai ndër tjera shtoi se javën tjetër do të tregojë se cili është shteti i 15’të që e ka tërhequr njohjen e Kosovës, i cili sipas tij tashmë e ka njoftuar edhe Kosovën për këtë, por që Serbia nuk do ta bëjë publike për shkak të shteteve të QUINT’it.

Presidenti Vuçiq më tha që këtë javë nuk do të tregojmë asgjë sepse i bie që po bëhet vetëm për shkak të shteteve të QUINT’it. Ne kemi vazhduar aktivitetin me vendet që e kanë njohur Kosovën ose nuk kanë një qëndrim të qartë për Kosovën, dhe kemi filluar nga lista e siguruar nga autoritetet në Prishtinë e 116 vendeve që njohin Kosovën. Ne kemi çmontuar atë listë dhe këto vende janë nën njëqind. Ka 14 vende që kanë tërhequr njohjen, “tha Daçiç.

Daçiq shtoi se ky shtet e ka njoftuar Kosovën, dhe se institucionet e vendit kujtojnë se është një proces i përfunduar

“Ai vend ia dërgoi një shënim Kosovës. Ata vazhdojnë të thonë se ne gënjejmë, pasi që e shohin si propagandë tonën. I dhemb sepse menduan që ishte një proces i përfunduar (pavarësia). Ky proces nuk ka përfunduar. Nga viti 2012 vetëm 20 vende e kanë njohur Kosovën” tha Daçiq.

Ai gjithashtu shtoi se shtetet më të fuqishme po lobojnë për Kosovën ndërsa Serbia sado e vogël po i bën problem.

“Serbia e vogël tani u bën atyre problem sikur të jemi më të fortë se ato vende. Të gjitha këto vende e kanë kuptuar se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur” shtoi Daçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...