Blerim Latifi i quan kriminelë ata që ndërtuan dhe ruajtën memorialin serbë në Tiranë

Lajme

Blerim Latifi i quan kriminelë ata që ndërtuan dhe ruajtën memorialin serbë në Tiranë

Nga: N.Sh Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:05
Memoriali

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi ka reaguar ashpër ndaj memorialit serbë të vendosur në Tiranë.

Latifi përmes një postimi në Facebook thotë se, ushtria serbe dogji e masakroi Kosovën në vitin 1912 dhe 1913 ndërtohet në këtë memorial.

Latifi i quan kriminelë ata që e lejuan dhe ata që u kujdesën për të që të ruhet me dekada.

Postimi i plotë:

Kur e sheh njeriu këtë memorial të vendosur në një kënd të Tiranës, nuk e di me siguri a është në ëndërr apo zgjuar! Ushtria serbe që dogji e masakroi Kosovën në vitin 1912 dhe 1913, nderohet në këtë memorial. Jo vetëm ai që ka lejuar të vendoset ky memorial, por edhe të gjithë ata që janë kujdesur të ruhet për dekada të tëra, janë thjesht kriminelë, në kuptimin moral, juridik, human e kombëtar të kësaj fjale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat