Shqiptari nuk heq dorë, kërkon ende makineritë e vjedhura nga serbët

Lajme

Shqiptari nuk heq dorë, kërkon ende makineritë e vjedhura nga serbët

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 21:20
Ismajl Gjigolli

Në punishten e tij mban mirënjohjen që kishte marrë për përmirësimin e insfrastrukturës së Gardës së Kosovës, gjatë luftës.

Megjithatë, dekada pas asaj periudhe, punëtoria e Ismajl Gjigollit nuk është e njëjtë.

Ai thotë se ushtarët serbë kishin marrë gjithë aparaturat me të cilat ai punonte.

Madje shprehet se i njeh edhe personat që kishin marrë nga ai gjithë makineritë, të cilat sipas Gjigollit kishin vlerë mijëra euro.

E të gjitha pajisjet të cilat thotë se i mungojnë, i ka shkruar në një letër.

Për këto humbje që pretendon se i ka pësuar, thotë se ishte intervistuar edhe pas luftës. Por Ismail Gjigolli po kërkon patjetër drejtësi.

Këto ditë, thotë që është paraqitur në institucionet e drejtësisë, ku është intervistuar për orë me radhë.

Por nuk është se ka shumë shpresë se drejtësia do të vihet në vend.

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 549 persona, prej tyre 76 përqind civilë, Sot, 1668 persona mbeten ende të pagjetur, ndërsa dëme materiale vlerësohen se janë shkaktuar rreth 22 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat