Malazezët do t’i padisin organizatorët e tubimit në Cem – u përdor vetëm flamuri shqiptar

Lajme

Malazezët do t’i padisin organizatorët e tubimit në Cem – u përdor vetëm flamuri shqiptar

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Ministria e Kulturës e Malit të Zi ka bërë të ditur se do të ngritë padi ndaj organizatorëve shqiptarë të tubimit në Cem.

Kjo sepse gjatë këtij tubimi është festuar vetëm me flamurin e kuq e zi dhe ajo edhe matë të Malit të Zi, shkruan Ul-Info.

“Për shkak se në tubimin në Cem është shfaqur flamuri i shtetit fqinj pa flamur kombëtar të Malit të Zi, lidhur me rastin në fjalë do të dorëzojmë padinë penale para organeve kompetente kundër organizatorit”.

“Theksojmë se manifestimet e kulturës nuk guxojnë të jenë shkak për çfarëdo lloj nacionalizimi, as për shkeljen e normave të cilat janë të përcaktuara qartë me dispozitat pozitive ligjore të Malit të Zi”.

“Duke respektuar të drejtat e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi të cilët kultivojnë identitetin kulturor dhe kombëtar, me këtë rast edhe një herë theksojmë nevojën e respektimit të dispozitave ekzistuese ligjore, në mënyrë që të shmangen reagimet e ngjashme në të ardhmen. Sepse, ligjet e Malit të Zi duhet të jenë të njëjtë për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat