Ikja e parakohshme e aktorit, ish gazetarit ferizajas, Hafir Bislimi

Lajme

Ikja e parakohshme e aktorit, ish gazetarit ferizajas, Hafir Bislimi

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 16:47
Ikja e parakohshme e aktorit, ish gazetarit ferizajas, Hafir Bislimi

Ikja e parakohshme nga kjo botë e aktorit, ish gazetarit ferizajas, Hafir Bislimi, pas një sëmundje të gjatë, ka pikëlluar drejtuesit e institucioneve lokale, komunitetin e kulturës dhe gjithë të afërmit, miqtë e familjarët e të ndjerit. Edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit të ngushëllimit ka shprehur pikëllimin e tij dhe ngushëllimin e familjes të të ndjerit.

"Me pikëllim të të thellë mora lajmin për vdekjen e parakohshme të aktorit, ish gazetarit e moderatorit ferizajas, Hafir Bislimi. U shua zëri karakteristik që vërshoi për vite me radhë nga ekrani i televizionit lokal, aktori i veçantë gjeneratës së vjetër të Teatrit "Adriana", miku e familjari që la shijen e dashurisë e respektit tek gjithësecili prej nesh. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe familjarëve të të ndjerit" shkroi në telegramin e ngushëllimit, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat