Mediat serbe: Ky është vendi i 15-të që tërhoqi njohjen e Kosovës

Lajme

Mediat serbe: Ky është vendi i 15-të që tërhoqi njohjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 18 gusht 2019 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Sipas medieve serbe, shteti i radhës që ka tërhequr njohjen  e pavarësisë së Kosovës si shtet i pavarur është Togo, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Sipas “Novosti” kjo është bërë përkundër presionit të vendeve të mëdha para së gjithave të ShBA-ve dhe Britanisë së madhe, duke quar numrin e tërheqjeve të njohjeve në 15 vende.

E fundit që ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur është Togo.

“Përkundër presionit nga fuqitë e mëdha siç janë ShBA dhe Britania e Madhe, edhe një shtet ka njoftuar tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, kjo është Togo që ka mbi 8 milionë banorë” ka thënë burimi diplomatik i gazetës.

Sipas tij “ Së shpejti mund të vijnë edhe tërheqje të tjera të njohjes së pavarësisë së Kosovës, sepse së paku dy vende nga Afrika janë në hap duke përcjell hapat e Togos, Republikës Qendrore të Afrikës etj..

Togo deri në vitin 1960 ishte koloni franceze, kur është bërë e pavarur. Nuk duhet harruar se ministri i jashtëm Daçiq me 19 maj ka qëndruar në këtë vend afrikan dhe ka takuar zyrtarët e lartë përfshirë presidentin Faureo Gnasingbo dhe kolegun Robert Dusije ministër i jashtëm.

Para Togos sipas medieve serbe tërheqjen e kanë bërë Unioni Komore, Sao Tome dhe Principe, Guineja Bisao, Burundi, Liberia, Lesoto, Grenada, Madagaskar, Komonvelt Dominika, Papua Nova Guinea, Ujëdhesa Solomon, Palau dhe Republika Qendrore e Afrikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat