Kjo është ambasadorja shqiptare në Universitetin e Holandës - Bota Sot
Kjo është ambasadorja shqiptare në Universitetin e Holandës

Lajme

Kjo është ambasadorja shqiptare në Universitetin e Holandës

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 08:24
Sabina Gjocaj

Një pjesë jo e vogël e shqiptarëve janë integruar plotësisht në vendet evropiane.

Ata kanë fituar me përpjekje meritat duke u bërë pjesë e kulturës së vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

Një rast i tillë është ai i shqiptares, Sabina Gjocaj. Ajo në muajin korrik të këtij viti është zgjedhur zyrtarisht ambasadore e Universitetit të Groningenit, në Holandë.

Shqiptarja e talentuar do ta përfaqësojë këtë universitet në arenën ndërkombëtare, i cili është i listuar në top 100 universitetet më të mira në botë.

Gjocaj është shprehur e nderuar dhe privilegjuar që është zgjedhur në mesin e studentëve që do ta përfaqësonte universitetin.

Sabina aktualisht është në përfundim të studimeve në Programin LLM në Ligjin Global Penal, në këtë universitet.

Padyshim që Gjocaj është një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, se me punë dhe përkushtim mund të arrihet gjithçka edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...