Mediat serbe "Vuçiq kurrë nuk është përgatitur kështu me themel për ndonjë takim"

Lajme

Mediat serbe "Vuçiq kurrë nuk është përgatitur kështu me themel për ndonjë takim"

Nga: F.B Më: 20 gusht 2019 Në ora: 10:48
Aleksandar Vuçiq

Presidenti Aleksandar Vuçiq do takohet sot në Nju Jork me sekretarin e shtetit Majk Pompeo, sipas kumtesës së Departamentit të Shtetit , Pompeo do ketë drekë pune me Vuçiqin, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Mediat thonë se takimi nuk do ketë vetëm karakter formal por do prek temën bosht – Kosovën.

Në ekipin e Vuçiq për gazetën “Blic” kanë thënë se "Presidenti Vuçiq asnjëherë nuk është përgatitur kaç me themel si për këtë takim”.

Vuçiq sipas medieve do kërkoj mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe do insistoj në presion ndaj Prishtinës që të hiqen taksat.

Ai do konfirmoj qëndrimin se pa heqjen e taksës nuk ka bisedime. "Vuçiq nga fuqitë e mëdha do të kërkoj balancim dhe qasje korrekt në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pas takimit pritet që gjërat të jenë shumë më të qarta në çështjen e ardhmërisë së Serbisë, posaçërisht në kuptimin e politikës amerikane ndaj krahinës jugore” ka thënë burimi i “Blic”.

Takimi i befasishëm i Pompeo me Vuçiq dëshmon se në zgjidhjen e çështjes së Kosovës amerikanet duan të marrin rolin kyç në proces.

Edhe "Novosti" shkruan se takimi i sotshëm mund të jetë paralajmërim i rikthimit të politikës amerikane ndaj Beogradit dhe sinjal se Uashingtoni merr iniciativën për zgjidhjen e nyjës së Kosovës që mund të rezultojë me heqje të taksës dhe vazhdim të dialogut.

Ky takim me zyrtarëve të lartë të uashingtonit dhe Beogradit vjen në momentin kur ShBA po dërgon porosi të qarta se është koah q ëtë i vihet pika konfliktit shumëvjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat