Del video/ Ja ku ndodhej “Daja” nga Peja, kur bëhej grabitja në Rinas. Kamerat tregojnë se ai… - Bota Sot
Del video/ Ja ku ndodhej “Daja” nga Peja, kur bëhej grabitja në Rinas. Kamerat tregojnë se ai…

Lajme

Del video/ Ja ku ndodhej “Daja” nga Peja, kur bëhej grabitja në Rinas. Kamerat tregojnë se ai…

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 17:31
Ragip Hajdini

Mediat shqiptare kanë siguruar videot e kamerave të sigurisë të lokalit ku ndodhej mesditën e 9 prillit, pejani Ragip Hajdini, një prej të dyshuarve për megagrabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit.

Referuar pamjeve, rezulton se shqiptari nga Kosova që thirret me nofkën ‘Daja’, ndodhej me një grup miqsh në Spitallë, kur Admir Murataj dhe grupi i armatosur shkatërroi rrethimin e Rinasit dhe mori prej barkut të një avioni miliona euro.

Pamjet filmike të siguruara nga BalkanWeb, janë sekuestruar nga prokuroria për Krime të Rënda dhe janë dërguar për ekspertizë. Ragip Hajdini u arrestua mbi bazën e dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili flet për një takim mes pejanit dhe Admir Muratajt, që mbeti i vrarë pas grabitjes.

Por a mjafton kjo për ta mbajtur në pranga pejanin Hajdini apo prokuroria ka ndonjë as të fortë nën mëngë kundër tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...