Deputeti opozitar malazez propozon mur në kufijtë me Kosovën e Shqipërinë, reagojnë partitë shqiptare - Bota Sot
Deputeti opozitar malazez propozon mur në kufijtë me Kosovën e Shqipërinë, reagojnë partitë shqiptare

Lajme

Deputeti opozitar malazez propozon mur në kufijtë me Kosovën e Shqipërinë, reagojnë partitë shqiptare

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 23:31
Nebojsha Medojeviq

Me deklaratat në të cilat propozon ngritjen e murit në kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë, lideri i Lëvizjes për Ndryshime në Mal të Zi, Nebojsha Medojeviq, i ka përulur më së tepërmi ato parti shqiptare dhe një pjesë të shqiptarëve, të cilët dikur e kanë përkrahur politikën e tij, sidomos në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

Këtë, së bashku, e kanë vlerësuar anëtari i Këshillit kryesor të PDS, Nikollë Gegaj dhe kryetari i PD-së, Fatmir Gjeka, duke komentuar deklarata e Medojeviqit, se “kur të vijë në pushtet Fronti Demokratik (FD), do të ishte gatshëm për ngritjen e mureve ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës e Shqipërisë”, shkruan “Pobjeda”.

Anëtari i Këshillit kryesor të PDS-së dhe ish-deputeti, Nikollë Gegaj, ka deklaruar për këtë gazetë se qëndrimet e Medojeviqit janë shprehje të politikanit ekstremist të cilat nxisin urrejtjen ndërfetare dhe ndërshtetërore.

Kryetari i PD-së, Fatmir Gjeka, ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, ka deklaruar se është i shokuar me qëndrimet e njërit nga liderët e FD-së.

Ndërkohë, Medojeviq ka sqaruar se muri me Kosovën dhe Shqipërinë nuk do të ngrihej as kundër popullit shqiptar e as kundër atij malazez.

“Muri nuk do të ndërtohej kundër shqiptarëve apo malazezëve, por kundër mafisë malazeze e shqiptare, e cila, me mbështetjen e regjimeve të korruptuara dhe kriminale në Podgoricë, Prishtinë e Tiranë, e ka kthyer këtë kufi në një ‘Eldorado’ për trafikim droge, të cigareve, armëve, armëve kimike e biologjike dhe për migrantë ilegalë”, ka thënë lideri opozitar, sipas deklaratës së publikuar në Facebook nga Fronti Demokratik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...