Stamatoviç nuk heq dorë nga “çmenduria”: Kosovën me ia lëshuar Rusisë, serbët të bëhen shtetas rus

Lajme

Stamatoviç nuk heq dorë nga “çmenduria”: Kosovën me ia lëshuar Rusisë, serbët të bëhen shtetas rus

Nga: F.B Më: 23 gusht 2019 Në ora: 14:16
Milan Stamatoviç

Lideri i subjektit politik "Serbia e Shëndoshë” dhe kryetar i komunës Çajetina Milan Stamatoviç ka theksuar se kjo është shumë reale dhe që serbët të bëhen shtetas rus, duke u ndërlidhur në deklaratën se “Përkohësisht Kosova të i lëshohet Rusisë dhe serbët të bëhën shtetas të saj”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”

Sipas tij kjo është në harmoni me drejtën ndërkombëtare dhe përkohësisht mund të i jepet Rusisë.

"Këtë e konfirmon edhe dhënia e shtetësisë ruse të gjithë rusëve në hapësirën Donbasa në Ukrainë në bazë të dekretit të presidentit të Rusisë Putin, sipas të cilit iu mundësua banorëve të Luganska dhe Donjeck që procedurë të thjeshtësuar në afat 3 mujor të dorëzojnë kërkesën për pasaportë ruse” ", ka thënë Stamatoviç.

Ai ka thënë se Grenland, territori autonom i Danimarkës që “presidenti amerikan Tramp dëshiron ta blejë " ka status të tillë në mënyrë të pavarur duëheqh politikën e brendshme, ndërsa Danimarkës ia ka lëshuar punët në politikën e jashtme dhe financa.

"Kur e drejta ndërkombëtare lejon lëshim të drejtimit të përkohshëm të një pjese të territorit sovran, nuk shoh pse Serbia nuk do bënte këtë me Kosovën ", tash ai.

Sipas tij me marrëveshje ndërkombëtare me Rusinë do rregullohej drejtimi i përkohshëm mbi Kosovën derisa nuk krijohet siguria për serbët dhe jo shqiptarët dhe të vendosen institucionet e shtetit të Serbisë në atë territor.

Stamatoviç ka përkujtuar edhe në marrëveshjen ndërkombëtare të drejtimit të Bosnjës dhe Hercegovinës në fund të shekullit 19, kur në Kongresin e Berlinit me 1878 me vendim të fuqive të mëdha u arrit marrëveshja që ajo të mbetet në përbërje të mbretërisë otomane, ndërsa Austro-Hungaria të vendos administratën në atë territor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat