“Jasha” koalicioni – Ahmeti i këndon dashurisë, Haradinaj Kosovës

Lajme

“Jasha” koalicioni – Ahmeti i këndon dashurisë, Haradinaj Kosovës

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 10:59
Shpend Ahmeti

Pas koalicionit me partinë e Ramush Haradinajt, Shpend Ahmeti, lideri i PSD-së, është parë mjaftë i disponuar në një aheng gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ai njëjt sikurse partneri i koalicionit Haradinaj, e ka provuar vetën në këndim. Një veprim të tillë e bën shpesh herë edhe Ramush Haradinaj. Duket se përveç politikës, Haradinajn dhe Ahmetit po i lidhë edhe muzika.

Por, përkundër që Haradinaj i këndonte Kosovës, Shpend Ahmeti mbrëmë i ka kënduar dashurisë.

Së bashku me këngëtarin Shkelzen Jetishin, të njohur si Xeni, ai dëgjohet duke e kënduar këngë “E kujtoj atë takim”. Ndërkohë për Haradinajn kënga e tij e preferuar mbetet “O moj Kosovë, o moj bukuroshe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat