Gazmendi në Vetëvendosje!

Lajme

Gazmendi në Vetëvendosje!

Nga: N.Sh Më: 24 gusht 2019 Në ora: 11:45
Gazmend Gjyshinca dhe Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka pritur aderimin e ri të një djaloshi nga Vushtrria.

Kurti përmes një postimi në Facebook, shkruan se sot Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar Gazmend Gjyshinca, një djalë i ri nga vushtrrias i cili është duek përfunduar magjistraturën në Politikat e Bashkimit Evropian dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marmara në Stamboll.

Kurti shprehet i lumtur për anëtaërsimin e tij, duke e titulluar edhe shkrimin e tij “Gazmendi ynë”.

Sipas Kurtit, Gazmendi në qershor të këtij viti është pranuar në një program akademik në Zvicër, programi quhet Caux Scholars Program dhe drejtimi që po e ndjekë quhet “Conflict Transformation and Peacebuilding”.

Ai flet tri gjuhë të huaja: anglisht, turqisht dhe frëngjisht.

Postimi i plotë i Albin Kurti:

Gazmendi ynë

Gazmend Gjyshinca nga dje është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai është duke përfunduar magjistraturën në Politikat e Bashkimit Evropian dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Marmara në Stamboll. Gjithashtu, Gazmendi në qershor të këtij viti është pranuar në një program akademik në Zvicër, programi quhet Caux Scholars Program dhe drejtimi që po e ndjekë quhet “Conflict Transformation and Peacebuilding”. Gazmendi flet tri gjuhë të huaja: anglisht, turqisht dhe frëngjisht.

Në të kaluarën Gazmendi ka punuar si hulumtues dhe asistent i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, ka qenë i përfshirë në projektin për ruajtjen dhe rigjallërimin e kalasë së Vushtrrisë, dhe, ka qenë anëtar i shoqatës ndërkombëtare të studentëve të shkencave politike.

Gazi i 2017 e i 2019 dallojnë. Të dy për kohën e tyre janë të domosdoshëm. Por, ky nuk është vetëm gazi, ky është gazmend. Krenari e kënaqësi që në radhët tona po afrohen të rinj të spikatur, të urtë e punëtorë. Kemi shumë punë përpara. Do dalim edhe fitues edhe faqebardhë! Dija e vullneti i Gazmendit përveç që janë garancë, janë edhe kushtrim për bashkim. Të rinjtë po mblidhen të përbashkuar, për një qëllim: Qeveri pa korrupsion e krim dhe me vizion për zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat