Qëndrimi i Kinës rreth Kosovës mbetet i njëjtë: Vlerësojmë përpjekjet e palës serbe për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit

Lajme

Qëndrimi i Kinës rreth Kosovës mbetet i njëjtë: Vlerësojmë përpjekjet e palës serbe për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit

Nga: F.B Më: 25 gusht 2019 Në ora: 12:26
Çen Bo

Ambasadorja e Kinës në Beograd Çen Bo ka theksuar se qëndrimi i Kinës në lidhje me çështjen e Kosovës është i qartë dhe i njëjtë, shkruan “Telegraf” përcjell “Bota Sot”.

Bo beson në të ardhmen mund të priten investime edhe më të mëdha në Serbi, nisur nga takimi i presidentëve Vuçiq e Si Gjinping të cilët raporteve mes të dy vendeve iu japin rëndësi dhe planifikojnë ato nga pozitat strategjike.

Ambasadorja kineze në intervistën për “Politika” ka thënë se Serbia është ndër vendet e para të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe vendi i vetëm në Ballkan me të cilën Kina ka raporte dhe partneritet gjithëpërfshirës.

“Praktikisht bashkëpunimi i Kinës dhe Serbisë për nga kapaciteti më e madhja dhe më gjithëpërfshirësja për nga forma. Kur flasim për këtë regjion edhe komunikimi ndërmjet Vuçiq dhe Gjinping është shumë intensiv” ka thënë ambasadorja.

Çen ka nënvizuar se qëndrimi i Kinës rreth çështjes së Kosovës është i qartë dhe i vazhdueshëm: “Pala kineze respekton sovranitetin dhe integritetin e Serbisë, mbështet kërkesat legjitime të Serbisë në këtë çështje. Mendojmë se në kuadër të rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe rezolutave tjera mund të zgjidhet çështja e Kosovës dhe palët përmes dialogut mund të arrijnë zgjidhje të pranueshme”, duke shtuar se Kina vlerëson përpjekjet e Serbisë për gjetjen  zgjidhjes së kompromisit.

Çen e cila nga vitit 1996-1999 ishte atashe dhe sekretarja e tretë e ambasadës kineze në SR të Jugosllavisë, ka thënë se është e impresionuar me përparimin dhe zhvillimin që ka arritur Serbia, gjë që shihet në ndërtime, auto-udhë, fabrika etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat