Shqiptarët e Luginës ua shohin sherrin pazareve të Thaçit e Vuçiqit për territore

Lajme

Shqiptarët e Luginës ua shohin sherrin pazareve të Thaçit e Vuçiqit për territore

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 17:32
Foto

Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Stojan Arsiq, ka thënë për agjencinë e lajmeve FoNet se diskutimet për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve kanë ndikuar jashtëzakonisht keq tek përshtypja e investitorëve të huaj.

Sipas tij ata duke parë gjithë atë debat për pazare me kufijtë nuk janë interesuar më fare për atë pjesë.

“Njerëzit kanë ndaluar së kushtuari vëmendje kësaj pjese”, ka thënën ai.

Megjithatë ai thotë se aktualisht situata në Komunën e Bujanovcit është e qetë, por thekson se situata ekonomikë përbën një problem serioz për atë zonë.

Arsiq thotë se historia e pazareve me kufijtë nuk sjellë asgjë tjetër vetëm të këqija për atë pjesë.

“Të gjitha këto histori që po shfaqen here pas here, se do të ketë shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh, na kanë shkaktuar shumë dëme në këtë pjesë të Serbisë”, është shprehur ai.

Sipas tij një narracion i tillë ka krijuar perceptimin se ai rajon është i paqëndrueshëm për investime, dhe si pasojë thotë se askush nuk mund të pret vende të reja të punës.

Nënkryetari thotë se problemi kryesor i qytetarëve atje është papunësia dhe gjendja jo e mirë ekonomike/Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat