Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhd ambasadori rus në Beograd Aleksandar Bocan-Harçenko kanë biseduar për situatën aktuale në regjion dhe raportet bilaterale.
Ata sipas kumtesës nga ky takim janë pajtuar se raportet serbo-ruse janë duke avancuar në harmoni me dëshirat e dyanshme.
Vuçiq në takim ka thënë se angazhohet për kompromis real në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por nuk pret vazhdim të shpejtë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit duke marr parasysh zhvillimet në skenën politike dhe tajsat ndaj mallrave serbe.
Bocan-Harçenko ka theksuar se çështja e e Kosovës është me rëndësi të veçantë për stabilitetin në regjion dhe se Rusia si anëtare e përhershme e KS të OKB-së do kontribuoj në zgjidhjen e kësaj çështje në kuadër të drejtës ndërkombëtare, thuhet në kumtesë.