Haradinaj: Majlinda Kelmendi, një person i pathyeshëm

Lajme

Haradinaj: Majlinda Kelmendi, një person i pathyeshëm

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 14:06
Foto arkivë

Majlinda Kelmendi ka arritur të stolistet me medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë

Kelmendi mundi Joana Ramos të Portugalisë, në luftën për të bronztën, kategoria -52 kg.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjeitn social “Facebook” e ka uruar Majlindën për triumfin e arritur në kampionatin botëror.

Ai ndër tjerash ka shkruar se rruga e Majlinda Kelmendit në majat olimpike jo çdo herë rezulton me fitore. Por, kjo rrugë e një personi të pathyeshëm si TI, është fitore e përhershme për Kosovën.

Ja postimi i plotë i Haradinaj:

Kujtojmë që kjo është medalja e dytë dhe e dyta e bronztë për Kosovën në botërorin e xhudos. Dje fitoi Distria Krasniqi.

Ndërsa nesër  do të garojnë Nora e Akil Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat