Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë në takim me zyrtarin e Parlamentit Evropian Dejvid Mekalister se “Serbia do të vazhdoj reformat e brendshme në harmoni me rekomandimet e institucioneve të BE-së”, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.
Ndërkohë lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe zgjedhjet theksoi se duhet të vazhdojë dialogu pas heqjes së taksës dhe është I gatshëm për propozimet për përmirësimin e procesit zgjedhor.
Mekalister e Vuçiq kanë biseduar edhe situatën në regjion, integrimet evropiane dhe procesin e reformave në Serbi.
Vuçiq ka uruar Mekalister për ri-zgjedhjen si deputet në PE dhe kryesues në Komitetin për punë të jashtme.
Gjatë takimit u konstatua se Serbia po realizon reformat ekonomike me sukses dhe progresi në sferën ekonomike është I dukshëm.
Vuçiqi ka thënë se Serbia mbështet dialogun për normalizimin e raporteve me Prishtinën nën ndërmjetësimin e BE-së, por dialogu mund të vazhdoj vetëm pas heqjes së taksës, thuhet në kumtesën e presidencës së Serbisë.