Brnabiç komenton vendimin e Gjykatës maqedone për Morinën: Vendim politik apo vendim i Gjykatës?

Lajme

Brnabiç komenton vendimin e Gjykatës maqedone për Morinën: Vendim politik apo vendim i Gjykatës?

Nga: F.B Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:51
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç gjatë qëndrimit të sotshëm në Shkup ka deklaruar se refuzimi i pushtetit maqedon që të ekstradoj në Serbi Tomor Morinën, është para së gjithave vendim politik, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Për neve ky është vendim politik që direkt përzihet në drejtësi ", ka thënë Brnabiç në takimin me gazetarë pas takimit me kryeministrin maqedon Zaev.

Në pyetjen e Tanjug nëse është biseduar edhe rreth ekstradimit të Morinës në takimin që ajo kishte me kryeministrin Zaev, ajo theksoi  se kanë biseduar hapur për të gjitha temat, ndërsa pyetja e ekstradimit të Morinës është çështje e Gjykatës.

Brnabiç ka thënë se nuk mendon se Zaev mund të ndikoj në atë çështje, sepse edhe ajo në Serbi nuk mund të ndikoj në vendime të Gjykatës.

Në pyetjen e njëjtë Zaev u përgjigj se ai është vendim i organeve të drejtësisë dhe se vendimet e atilla merren jashtë ndikimit politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat