Ja çka paralajmëron KFOR-i

Lajme

Ja çka paralajmëron KFOR-i

Nga: F.B. Më: 29 gusht 2019 Në ora: 08:39
KFOR

Misioni paqeruajtës ndërkombëtar ushtarak në Kosovë (KFOR) ka paralajmëruar kryeje të stërvitjeve të zakonshme, me qëllim që siç thuhet ruajtjes së gatishmërisë së veprimit në sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë, shkruan “Danas”, përcjell “Bota sot”.

“Në ditët në vijim do të ketë lëvizje dhe qarkullim të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës”, thuhet në tekstin e publikuar në rrjetin social Facebook të KFOR-it, transmetojnë mediat.

Në profilin e këtij misioni është vendosur edhe video promovuese  që tregon njësitet e KFOR-it që kryejnë detyra të zakonshme.

“Kjo do të jetë një testim i zakonshëm i procedurës dhe shpërndarjes së trupave. Situata edhe më tutje është nën kontroll dhe nuk ka shenja të mundshme kërcënimi, thuhet në tekstin e publikuar.

Tashmë është bërë traditë që KFOR disa ditë para fillimit të stërvitjeve të trupave të veta dhe lëvizjes së tyre si pjesë e aktiviteteve të rregullta në mbajtjen e gatishmërisë së veprimit paralajmëron qytetarët duke i siguruar se ajo teston gatishmërinë për siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat